Haradinaj, Tahiri dhe Hoxha takohen sot, diskutohet procesi i liberalizimit të vizave

Mos i humb

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Ministrin e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha.

Takimi ka të bëjë me bashkërendimin e veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të këtij takimi i cili zhvillohet në sallën C-203 të Kuvendit të Kosovës me fillim nga ora 13:00.

Duhet përkujtuar që qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta kenë të pamundur lëvizjen pa viza në zonën Schengen të Europës. I gjithë procesi i liberalizimit të vizave është duke vazhduar përderisa nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të jetë i mundur një hap i tillë që kosovarët të mos vazhdojnë të jenë të izoluar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit