Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e masës 100 për qind ndaj Serbisë, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar se në komunën që është duke e udhëhequr ai, janë marrë masat e nevojshme për largimin e produkteve që mbajnë mbishkrimin “Kosova është Metohi”.
Mes tjerash,Muharremaj përmes një postimi në faqën e tij zyrtare ka përmendur se është vepruar konkretisht edhe sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi.
Ky është postimi i plotë i kryetarit të Suharekës:
“Duke marrë parasysh se ditë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg që nuk i referohen Kosovës si shtet, inspektorët në Komunën e Suharekës kanë dalë në terren, për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”…
Pra, kemi vepruar konkretisht edhe sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi.
Bali Muharremaj
/Kosova Post/