Unaza e Re, ARRSH: Vijon procesi i i vlerësimit të objekteve që do të shemben

Mos i humb

Grupet e inxhiniereve të ARRSH-së edhe sot vazhdojnë punën në terren.

Sot procesi i vlerësimit dhe matjeve të objekteve që do të shemben ka vazhduar normalisht. Bëhet fjalë për ato objekte, pronarët e të cilëve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni në funksion të procedurës së shpronësimit.

Gjatë ditës së djeshme, u bë e mundur që në të tre lotet të kryhet verifikimi i 17 objekteve, ose thënë ndryshe 31% e totalit të atyre që deri më tani kanë dorëzuar dokumentet në ARRSH. Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të vazhdojë ky proces verifikimi për të gjithë banorët që kanë depozituar dosjet pranë ARRSH./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit