Ka nisur iniciativa për unifikimin e Bashkësisë Islame në Serbi!

Mos i humb

Reisul-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviç, ka filluar një iniciativë për mbajtjen e referendumit për bashkim të myslimanëve të Serbisë nën një çati udhëheqëse.

Në lidhje me këtë, Reisi Nasufoviç i ka dërguar një shkresë të gjithë imamëve dhe përfaqësuesve të bashkësive islame në Serbi ku i ka bërë me dije për rëndësinë e këtij referendumi. Sipas asaj që lexojmë në atë shkresë, Nasufoviç u ka thënë myslimanëve të atjeshëm se përpjekjet e deritanishme të miqve brenda dhe jashtë vendit, e sidomos të Dijanetit të Turqisë, nuk kanë dhënë rezultate.

Andaj, thotë ai, është koha vendimtare të mbahet ky referendum. Është koha vendimtare për bashkimin e të gjitha fraksioneve islame në Serbi. Përndryshe, thuhet aty, vazhdimi i situatës aktuale, do të sjellë edhe më shumë përçarje.

Të ju rikujtojmë, tani për tani në territorin e Serbisë funksionojnë disa bashkësi islame. E kjo ndarje e përçarje mes besimtarëve myslimanë ka reflektuar edhe në ndarjen dhe përçarjen e shqiptarëve të Luginës. Shqiptarët e atjeshëm përfaqësohen nga tri bashkësi islame të ndryshme mes vete./ KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit