Belgjika falënderon Turqinë për bashkimin e vajzës së rrëmbyer me nënën

Mos i humb

Belgjika ka falënderuar zyrtarët turq për bashkimin e një vajze belge me nënën e saj, para dy viteve e rrëmbyer nga babai i saj dhe e mbajtur në izolim në Siri.

Sipas një deklarate nga Ambasada belge në Ankara, pas vdekjes së babait të vajzës 5 vjeçare me origjinë marokene në dhjetor të vitit 2017, njësitë turke të sigurisë dhe inteligjencës hynë në Siri dhe e sollën vajzën në Turqi.

Nga ambasada theksojnë se ambasadori belg në Ankara, Michel Malherbe, shprehu mirënjohjen e tij ndaj autoriteteve turke për “qëndrimin dhe kontributin e tyre konstruktiv” për arritjen e një konkluzioni të lartësuar.

Në deklaratën e ambasadës po ashtu bëhet e ditur se kryediplomati belg, Didier Reynders, përmes bisedës telefonike falënderoi homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Po ashtu edhe zyra e guvernatorit të provincës turke Hatay më herët njoftoi rastin, duke thënë se vajza ishte sjellë në Turqi të hënën në mbrëmje dhe ajo do të kthehej në Belgjikë pas procedurave ligjore në zyrën provinciale të migracionit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit