
Në Klinikën e Endokrinologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës te pacienti Ilir Koci është vendosur pompa e parë e insulinës, njoftoi Zyra për informim e QKUK-ut.
Vendosjen e pompës e bëri drejtoresha e kësaj klinike. Pompa e insulinës është donacion dhe vendoset tek pacientët me Diabetin Tip 1.
E pranishme gjatë vendosjes ishte dhe përfaqësuesja e kompanisë nga Kroacia, e cila ka vëzhguar nga afër këtë punë. Pompa e insulinës imiton mënyrën e sekretimit të insulinës nga pankreasi. Marrja e insulinës në sasi precize përmes saj e mundëson arritjen e HbA1C ( vlera mesatare e sheqerit në gjak për tre muaj), theksohet në njoftim.
Sipas kumtesës për media dërguar nga QKUK, pompa është ideale dhe ulë rrezikun e paraqitjes së hipo apo hiperglikemisë si dhe parandalon shfaqjen e komplikimeve nga diabeti.


