
Të paktën 8 ushtarë kanë humbur jetën në krahinën perëndimore të Afganistanit, Farah, si pasojë e sulmit të militantëve të talebanit ndaj një stacioni ushtarak.
Zëvendëskryetari i këshillit të krahinës, Dadullah Kani, tha se militantët kanë sulmuar një stacion ushtarak në rajonin Ab Hurma.
Ai njoftoi se në sulm 8 ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë marrë peng nga organizata terroriste.
Ndërkohë në deklaratën e bërë nga talebanët u pretendua se është marrë nën kontroll stacioni.


