Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna është paraqitur sot në zyrat e Gjykatës Speciale në Prishtinë.
Ai ka hyrë brenda në objekt, për tu intervistuar, shkruan Indeksonline. Ai ditë më parë tha se nuk e di në çfarë cilësie është ftuar nga Specialja, si dëshmitar apo i dyshuar.
Ndërkaq sot Safet Syla, ish pjesëtar i UÇK-së ka thënë se është intervistuar 18 orë për luftën e UÇK-së nga prokurorët e Specializuar të Gjykatës Speciale.