Kompanitë nga Kosova të suksesshme në tregun gjerman!

Mos i humb

Kompania “Wolf GmbH” dhe “WolfMontagebau” që operon në Gjermani e që ka pronar vëllëzerit Blakaj, nga Istogu, dita ditës po shënon sukses në tregun gjerman.

Wolf GmbH, e themeluar ne vitin 2010, ndëRsa Wolf Montagebau e themeluar në vitin 2017, kompani këto të cilat për një kohë të shkurtër arritën që të marrin besimin e kompanive të mëdha gjermane për të bashkëpunar me to, e gjithë kjo falë punës së palodhshme dhe cilësore që stafi i këtyre dy kompanive WOLF që merren me ndërtimin e shtëpive montazh dhe fasadimin e tyre si brenda ashtu edhe jashtë, bëri për t’u radhitur në rangun e kompanive më të besushme për tregun gjerman.

Vëllezërit Blakaj, nuk menduan vetëm për vete, por ata tash e tri vite kanë marrë në kompanitë e tyre mbi 40 punëtor shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Për tri vite me radhë gjatë panaireve që organizohen në Prishtinë nga GIZ-i gjermane dhe Unioni iBizneseve, kompanit ‘WOLF’ ishin prezente çdo herë duke ofruar kontrata pune për vendasit e tyre nga Kosova.

Por,  kontratat e tyre nuk mbetën vetëm në letër, pasi që kompanit ‘Wolf’ arritën që të marrin shumë punëtor në Gjermani edhe përkundër vonesave në Ambasadë siç e dim kur pritja për një puntorë shkon hiç me pak se 17 muaj.

Vëllezerit Blakaj, duke qenë si partner të besueshëm, fjalën që dhanë në panairin e punës në Prishtinë në kuader të Unionit të Biznesit për të marrë punëtor nga Kosova e mbajtën pa u larguar asnjëherë nga premtimi i tyre ku edhe sot janë mbi 40 puntorë në pritje për të marr vizat e punës për në Gjermani.

Blakaj, që është pjesë e Unionit të Bizneseve për diasporën shqiptare është i bindur se po mos të ishin procedurat dhe vonesat në Ambasadën Gjermane ai sot do të kishte shumë e më shumë punëtor nga Kosova në kompanitë e tij që operojnë në të gjithë Gjermanin.

Ndryshe, ligji i punës që u mundëson edhe shtetasve të Kosovës vizë pune për Gjermani ka hyrë në fuqi tash e tri vite, ku shumë kompani shqiptare nga Gjermania kanë arritur që të sugurojnë kontrata pune për qytetarët e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani e njëra ndër to janë edhe kompanit ‘Wolf GmbH dhe Wolf Montagebau’ nga Gjermania që deri me tani kanë punësuar hiç me pak se mbi 40 punëtor./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit