Vendet e perëndimit: Seanca e OKB-së për Ushtrinë e Kosovës, të jetë e mbyllur

Mos i humb

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do tëmbaj një seancë të hënën, kushtuar krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Në lidhjeme këtë Rusia dhe vendet e përëndimit nuk po arrijnë të gjejnë një konsensus sea të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura kjo seancë.

Në njërën anë Perëndimi kërkon seancë me dyer të mbyllura, kurse Rusia dhe Serbia seancë të hapur.

“Rusia dhe Serbia kërkuan që të mbahet seancën e hapur e Këshillit të Sigurimit të OKB të hënën për shkak të vendimit të Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, e cila bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 që parashikon vetëm praninë e forcave ndërkombëtare në Kosovë, ” i tha një birim agjencisë ruse shtetërore të lajmeve “Tass” nga Misioni i Përhershëm rus në Kombet e Bashkuara, përcjel Lajmi. netSiç shkruan kjo agjenci për këtë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të shkojë në Nju Jork.

Diplomati vuri në dukje se konsultimet mbi këtë çështje u mbajtën ditën e premte pas dyerve të mbyllura.

“Grupi i vendeve perëndimore nuk e vinte në pikëpyetje rëndësinë e mbajtjes së këtij takimi, por sugjeroi formatin e dyerve të mbyllura. Asnjë konsensus nuk u arrit për shkak të këtyre pozicioneve të ndryshme. Dikush mund të krijojë përshtypje se partnerët tanë perëndimorë duan të fshehin problemin pas dyerve të mbyllura”, shtoi burimi.

“Ne e konsiderojmë një qasje të tillë të papërshtatshme. Pse shumë sesione afatgjata mbahen në format të hapur, ndërsa dyert mbyllen kur bëhet fjalë për Serbinë?” shton me tej ky burim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit