Pas Haradinajt, kryeministrja serbe në Bruksel

Mos i humb

Një ditë pasi kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, do ta kryesojë mbledhjen e MSA- së mes Kosovës e BE- së, të njëjtin rol do ta ketë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila po ashtu do të udhëheqë takimin për MSA- në në mes të Serbisë e BE- së.

Siç raportohet në Beograd, Bërnabiç do të qëndrojë në Bruksel për dy ditë, duke nisur nga 18 dhjetori, e ku parashihen edhe takime të tjera përveç MSA- së.

Këtë gjë e kanë konfirmuar zyrtarë të Qeverisë Bërnabiç, të cilët kanë bërë të ditur se do të flitet për Raportin e Komisionit për vitin 2018.

“Gjatë Këshillit të Stabilizim-Asociimit, ne do të bëjmë një pasqyrë mbi përparimin që Serbia ka bërë në përgatitjet e saj për anëtarësim dhe në Raportin e Komisionit për 2018”, citohen zyrtarët e Qeverisë nga mediat serbe.

Sidoqoftë, sikur Haradinaj edhe Bërnabiç do të merret me temën e taksës ndaj Serbisë, përveçse ajo do t’i lutet BE’së që të ndikojë tek kryeministri kosovar.

Ndryshe, Bërnabiç edhe më herët është deklaruar rreth kësaj çështjeje, duke e konsideruar si shkelje të marrëveshjes së CEFTA- s.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit