Kalin në Maqedoni, takim me Pendarovskin

Mos i humb

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalin, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni, u takua me Koordinatorin Kombëtar të Maqedonisë për NATO-n, Stevo Pendarovski.

Kalin në takimin në Shkup me Pendarovskin dhe delgacionin e tij u shoqërua nga kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam, zëvendëskryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Selim Argun, dhe ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara.

Si pjesë e delegacionit të Maqedonisë në takim morën pjesë zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov dhe deputeti Muhamed Zekiri.

Takimi vijoi prapa dyerve të mbyllura.

Kalin dhe delegacioni shoqërues do të marrin pjesë në aktivitetet që do të organizohen në Shkup me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit