Hamas kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për parlamentin

Mos i humb

Hamasi ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi shpërbërjen e parlamentit palestinez dhe pohon se gjykimi nuk ka kurrfarë vlefshmërie kushtetuese apo ligjore.

Në njoftimin e Hamasit thuhet se Gjykatën Kushtetuese e themeloi presidenti palestinez, Mahmud Abbas, në mënyrë që të ushtronte presion dhe të arrinte planin për të shpërndarë Këshillin Legjislativ.

Hamasi pohon se bëhet fjalë për një gjykim politik që nuk do të ndryshojë asgjë në terren.

“Themelimi i Gjykatës Kushtetuese është jolegale, ndërsa të tilla janë edhe vendimet e saj”, pohojnë nga Hamas.

Dje, presidenti palestinez Abbas bëri thirrje për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shpërbërjen e parlamentit në të cilin Hamasi ka shumicën. Ai gjithashtu kërkoi që zgjedhjet parlamentare të shpalleshin brenda gjysmë viti.

Këshilli legjislativ palestinez ka 132 vende përfaqësuesish. Aktualisht, 76 përfaqësues ka Hamasi, ndërsa lëvizja Fatah e Abbasit ka 43 përfaqësues. 13 deputetët e mbetur vijnë nga radhët e majtë dhe të pavarur.

Përbërja e tanishme e Këshillit daton nga zgjedhjet e mbajtura në vitin 2006. Zgjedhjet parlamentare nuk janë mbajtur për shkak të krizës politike që shpërtheu midis lëvizjeve rivale të Hamasit dhe Fatahut që drejtojnë administrata paralele në Gazë dhe Bregun Perëndimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit