Të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në një sulm vetëvrasës të kryer në qytetin pakistanez Ketti.
Zyrtarët lokal thonë se objektiv i sulmit ishte një makinë e policisë dhe se sipas të dhënave paraprake jetën e kanë humbur katër persona dhe 19 të tjerë janë plagosur.
Ndër të plagosurit ka edhe nga ata që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Në Pakistan, kohët e fundit është vërejtur rritje e numrit të sulmeve ndaj oficerëve të lartë të policisë./Rtv Islam/