Erdogan: Turqia është kundër ndarjes së Sirisë

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, porositi sot në Stamboll se “puna e Turqisë në Siri do të përfundojë kur të gjitha organizatat terroriste të braktisin këtë vend”.

Erdogan përsëriti se Turqia është kundër ndarjes së Sirisë. Duke folur për situatën në Munbixh në veri të Sirisë, për të cilin forcat e regjimit pohojnë se kanë hyrë pasi janë ftuar nga të ashtuquajturit udhëheqës të organizatës terroriste YPG, Erdogan tha se më shumë ka të bëjë për njëfarë lloji të “veprimit psikologjik”.

Erdogan tha se delegacioni i Turqisë i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, nesër do të qëndrojë në Moskë ku do të zhvillojë bisedime mbi Sirinë.

Ai paralajmëroi bisedime të reja për Sirinë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme të Pakistanit që FETO-n ta shpallë organizatë terroriste në këtë vend dhe shkollat lidhur me këtë rrjet terrorist t’i vendos në kompetencë të Fondacionit Maarif, Erdogan tha hapa të ngjashme mund të ndodhin edhe në vende tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit