
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar deklaroi se Turqia do të vazhdojë luftën kundër terroristëve të cilët duan të rrënojnë paqen dhe sigurinë e popullit në vend.
“Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë deri në neutralizmin e plotë të të gjitha organizatave terroriste të cilat duan rrënimin e paqes dhe sigurisë të popullit tonë, kryesisht organizatat terroriste FETO, PKK/KCK/PYD/YPG dhe DEASH”, ka thënë Akar.


