Edhe anestezistët do t’i bashkohen grevës së kirurgëve

Mos i humb

Anesteziologët e QKUK-së pritet t’i bashkohen grevës së nisur nga kirurgët. Kjo mund ta çojë QKUK-në në kolaps pasi pa punën e anesteziologëve nuk do të funksionojë asnjë sallë e operacioneve.

Greva e kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka hyrë në javën e tretë. E nisur që nga 21 dhjetori i vitit të kaluar, kirurgëve pritet t’iu bashkohen edhe anesteziologët.

“Sot është shprehur gatishmëria për t’i bashkuar grevës edhe nga ana e anesteziologëve. Ata kanë nënshkruar një listë ku dakordohen për grevën dhe për kërkesat e tyre.

Nga e dita e martë e javës së ardhshme më shumë se 30 anesteziologë do të hyjnë në grevë bashkë me kirurgët”, ka deklaruar një burim brenda QKUK-së.

Aktualisht në grevë janë disa klinika të QKUK-së, më së shumti nga blloku i kirurgjisë. Numri i mjekëve të cilët po vazhdojnë grevën arrin mbi 100.

Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili dhe drejtori i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, nuk kanë arritur t’i bindin ata që ta ndërpresin grevën edhe pas një takimi tre orësh. Në anën tjetër greva është ndërprerë nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Ata fillimisht thanë se nuk negociojnë për kërkesat e tyre, ndërkaq ndërruan qëndrim pas dy takimeve me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Sindikalistët poashtu janë distancuar zyrtarisht nga greva e kirurgëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit