
Mediat serbe i janë gëzuar deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë dhënë në Washington Post, se do të marrë hap të madh për zgjidhjen e problemit në rritje ndaj rivalit ballkanik, Serbisë, me këtë edhe shqyrtimin e mundësisë së heqjes së taksës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.
“Lajm i mrekullueshëm për Pashkët Ortodokse”, Thaçi ka premtuar heqjen e taksës për mallrat serbe”, ky është titulli i shkrimit në portalin serb alo.
Edhe portalet tjera serbe kanë mirëpritur deklaratën e presidentit Thaçi për marrëdhëniet Kosovës Serbi, me ketë edhe mundësinë e shfuqizimit të vendimit për taksën ndaj Serbisë.
Ndryshe, deklarata e Thaçit për heqjen e taksës ndaj Serbisë nuk është mirëpritur në Kosovë, derisa ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ministri Tregtisë e Industrisë Endrit Shala, i cili ka deklaruar se vendimin për heqjen e taksës e merr vetëm Qeveria e Kosovës, por nuk vendos presidenti Thaçi./Kosova Post/



