Si e presin në Serbi deklaratën e Thaçit për heqjen e taksës

Mos i humb

Mediat serbe i janë gëzuar deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë dhënë në Washington Post, se do të marrë hap të madh  për zgjidhjen e problemit në rritje ndaj rivalit ballkanik, Serbisë, me këtë edhe shqyrtimin e mundësisë së heqjes së taksës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.

“Lajm i mrekullueshëm për Pashkët Ortodokse”, Thaçi ka premtuar heqjen e taksës për mallrat serbe”, ky është titulli i shkrimit në portalin serb alo.

Edhe portalet tjera serbe kanë mirëpritur deklaratën e presidentit Thaçi për marrëdhëniet Kosovës Serbi, me ketë edhe mundësinë e shfuqizimit të vendimit për taksën ndaj Serbisë.

Ndryshe, deklarata e Thaçit për heqjen e taksës ndaj Serbisë nuk është mirëpritur në Kosovë,  derisa ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe ministri Tregtisë e Industrisë Endrit Shala,  i cili ka deklaruar se vendimin për heqjen e taksës e merr vetëm Qeveria e Kosovës, por nuk vendos presidenti Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit