Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë, i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, takohet sot me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini.
Ekipi udhëton në Bruksel për herë të parë që prej kur mori mandatin në Kuvendin e Kosovës.
Takimi është vlerësuar si konsultues.
Dialogu Kosovë – Serbi aktualisht është i ngrirë nga pala serbe, për shkak të taksës 100 për qind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë.