
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hezituar të komentoj deklarimet e djeshme të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, derisa u shpreh se me se miri e din ai se çfarë ka dashur të thotë.
“Lidhur me deklarimet e djeshme të Isa Mustafës ai e ka dit se çka ka deshtë me thanë. Me rendësi është që LDK ta gjej një formulë që mos të mungojë në procese vendimmarrëse. Në LDK janë bërë me fol me dy zana, nëse janë kundër ndryshimit të kufijve, atëherë le të ulën në tavolinë dhe të diskutojmë. Jo vetëm me i kundërshtua, por duhet me i diskutuar më parë se ku na bie tamam”, u shpreh Haradinaj.
Ndryshe, dje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i pyetur nga Kosova Post se si do të vepronte sikur të ishte në vendin e Haradinajt, ai u përgjigj se nuk e ka pasur as për së afërmi një numër kaq të lartë të këshilltarëve në kabinetin e tij.


