Haradinaj konfirmon kërkesën për heqjen e taksës, e quan të palogjikshme para njohjes së Kosovës nga Serbia

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se SHBA-te kanë bërë kërkesë zyrtare për shfuqizimin e taksës 100% ndaj Serbisë.

Ai ka pranuar se i është shprehur qëndrimi i Amerikës për pezullim urgjent të taksës ndaj mallrave serbe, por ka thënë se taksa do të pezullohet sapo të jetë një kontratë e dakorduar për arritjen e caqeve në dialog.

“Qëndrimi i Departamentit vjen përmes ambasadorit Kosnett. Sot do ta kishim pezulluar taksën po ta kishim një kontrate për marrëveshje me Serbinë. Para se të kemi një marrëveshje për njohje nuk ka logjikë për heqje. Nëse shkruhet kontrata gjithëpërfshires ja jepi mundësin sa zgjatë, pasi nuk është e drejtë ta pezullojmë taksën nëse nuk na ofrohet njohje, nëse s’ka marrëveshje për njohje”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj shtoi se çështja e Bllkanit nuk mund të zgjidhet nëse të dyja shtetet nuk bëhen pjesë e BE’së.

“Nëse na mbajnë peng, atëherë do të vazhdojmë me vendimet tjera. Kemi punët tona që do t’i kryejmë në interes tonin”, tha Haradinaj.

Haradinaj u shpreh se është i gatshëm të zgjidhë “çështje të mëdha”, siç u shpreh ai.

Në konferencën për media, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk mund të dalë nga ajo e 17 shkurtit dhe se kushdo që del nga Kushtetuta e Kosovës dhe vepron për ndryshim kufijsh duhet të përfundojë në burg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit