
Për shkak të grevës së personelit të sigurisë, të cilët kërkojnë rroga më të larta, janë anuluar fluturime në tetë aeroporte në Gjermani.
Sindikata “ver.di” të martën i bëri thirrje personelit të sigurisë në aeroporte, mes të cilave janë edhe ato në Frankfurt, Hamburg, Hannover dhe Bremen, që të braktisin punën prej dy orësh në mëngjes deri në 20 orë.
Agjencia gjermane DPA raporton se vetëm në Frankfurt janë anuluar 570 fluturime, ndërsa pasojat mund t’i ndjejnë deri në 220.000 pasagjerë.
“Ver.di” njoftoi se ende presin që punëdhënësit të marrin vendim për rritjen e rrogave të 23.000 nëpunësve të sigurisë që zbatojnë kontrolle nëpër aeroporte. Sindikata kërkon që orët t’u rriten në 20 euro.
Greva e javës së kaluar e personelit të sigurisë në Gjermani shkaktoi vonesa dhe anulime të qindra fluturimeve.


