![]()
Kryenegociatori i Bashkimit Europian (BE) për Brexit, Michel Barnier, pas refuzimit të marrëveshjes së dakorduar midis kryeministres Theresa May dhe Bashkimit Europian (BE) për largimin e vendit nga Unioni (Brexit) në parlamentin britanik, tha se “Mundësia për një Brexit pa marrëveshje asnjëherë nuk ka qenë kaq e lartë”.
Barnier i dha këto deklarata në sesionin rreth Brexitit në Parlamentin Europian (PE) në Strazburg.
Ai duke rikujtuar se marrëveshja e largimit është përgatitur bashkë nga qeveritë e BE-së dhe Britanisë, tha se rezultatin e votimit të bërë në parlamentin britanik e kanë pritur me keqardhje.
“Në këtë fazë nuk mund të injorojmë asnjë skenar. Kjo veçanërisht është e vlefshme për skenarin e largimit pa marrëveshje, për të cilën jemi shmangur gjithmonë”, tha Barnier duke treguar se prioriteti i BE-së është një largim i rregullt.
Ai tërhoqi vëmendjen se Britania pas 10 javësh do të jetë një vend i tretë për BE-në. “Mundësia për një Brexit pa marrëveshje asnjëherë nuk ka qenë kaq e lartë”, theksoi Barnier.
Marrëveshja Brexit u refuzua me 432 vota kundër dhe 202 pro nga ana e parlamentit./Rtv islam/


