Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mbështetë kërkesat e SBASHK-ut, për trajtim të barabartë në strukturën e pagave, ndërsa koalicionin qeverisës e akuzon për sjellje arrogante ndaj atyre që në fushatë elektorale ua kërkonin votat në këmbim të premtimit për rritjen e pagave 30 për qind.
“Dikur koalicioni i ‘punëve të mëdha’ kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave. Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit. Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka treguar edhe mënyrën e zgjidhjes së problemit me pagat e mësimdhënëse, ndër to edhe anulimi i vendimit për pagat e kabinetit qeveritar
Postimi i plotë i Hotit:
“Dikur koalicioni i ‘punëve të mëdha’ kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave. Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit. Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik”, ka thënë ai.
Sipas Hotit, zgjidhja e problemit për pagat e mësimdhënësve është e thjeshtë. Këtu ka thënë se qeveria duhet të ulë pagat për vete në mënyrë që të gjejë lehtësisht zgjidhjen.
“Zgjidhja është e thjeshtë:
- Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete,
- Projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë”, ka shkruar më tej ai.