Fundviti i 2019-tës do e gjejë Kosovën me Fond të Sigurimit Shëndetësor të funksionalizuar, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në një postim në Facebook.
Ai poashtu ka njoftuar se, nga gjysma e dytë e këtij viti, do të fillohet edhe me kompensimin e barnave jashtëspitalore.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Ismailit:
Vitin e kaluar kam thënë se 2019-ta do të jetë viti i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Në vizitën që pata sot në këtë institucion, unë i sigurova edhe një herë për mbështetjen time të plotë në punën e tyre.
Së bashku me drejtorin e Fondit, Fatmir Plakiqin, këtë vit do të orientojmë të gjitha kapacitetet tona që fundi i vitit të na gjejë me funksionalizimin e plotë të Fondit.
Nga gjysma e dytë e këtij viti, për herë të parë në Kosovë, do të fillojmë edhe me kompensimin e barnave jashtëspitalore, si hapin e parë konkret drejt qëllimit final: sigurimet shëndetësore. #BashkëeNdreqim