A do të jetë taksa shkak i prishjes së koalicionit qeverisës? Flet Haradinaj!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës që kishte në disa biznese kosovare, ka folur përsëri për grevën në arsim.

Nga atje, Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka kryer me shumë përgjegjësi punën e saj karshi kërkesave të sindikalistëve.

Sipas tij, asnjë orë nuk duhet të kalojë pa u kompensuar.

“Mendoj që Qeveria e ka kry me përgjegjësin më të madhe detyrën e vet. Nuk di si me i dhanë ndonjë përgjigje tjetër. Është tani përgjigja e SBASHK-ut. Orët duhet të kompensohen, nuk bën me i lanë fëmijët pa mësim”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a po rrezikohet koalicioni qeveritar për çështjen e taksës, Haradinaj u përgjigj se nuk ka rrezikim të koalicionit qeveritar përderisa punohet.

“Koalicioni rrezikohet nëse nuk ka zhvillim dhe punë. E ky vit do të jetë vit i ekonomisë, siç e kam thënë më herët”, ka thënë ai, shkruan lajmi.net. Ndërkohë, në disa deklarata të mëhershme, Haradinaj ka thënë se me ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, vendi pritet të shënojë rritje ekonomike prej 7 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit