
Xhamia Jeshile e Mendedin që është e lidhur me Bashkësinë Islame Turke për Çështjet Fetare (DITIB) është sulmuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga një person ose persona të paidentifikuar, përcjell KosovaPost.
Për më tepër, xhamisë i janël thyer xhamat dhe është demoluar nga Brenda. Xhamia gjendet në qytetin Menden të Landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë.
Nga mediet e atjeshme dhe ato turke mësohet se sulmuesit thyen xhamat në hyrje të xhamisë, kanë hyrë brenda dhe janë munduar t’i vënë zjarrin.Është raportuar se janë djegur letrat higjienike në vendin ku merret avdesi.
Si pasojë e sulmit në xhami pati dëmtime materiale.
Bëhet e ditur se policia, që pa regjistrimet e kamerës së sigurisë, filloi hetimin në lidhje me ngjarjen.


