Jovanoviç kundër patriarkut serb: Nuk na duhet të shikojmë në qiell, por t’i shohim në sy shqiptarët

Mos i humb

Lideri i loberal-demokratëve të Serbisë Cedomir Jovanovic ka kritikuar ashpër qëndrimet e kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) patriarkut Irinej ndaj Kosovës.

Jovanovic ia ka përkujtuaj kreut të KOS-it bekimet që Kisha serbe ka bërë ndaj kriminelëve serbë të luftës.

Jovanovici ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për leksionet politike të Irinejit e të presidenti të Rusisë Vladimir Putin.

Partia Liberale Demokratike ka bërë të ditur nëpërmjet një kumtese se nuk e pranon thirrjen e patriarkut Irinej që të shikohet në qiell dhe të pritet nga car Lazari që të zgjidhet çështja e Kosovës, por, ka thënë ai, duhet shikuar në sy shqiptarët dhe me ta të arrihet marrëveshja që do të garantonte paqe.

“Për këtë na duhet edhe përkrahja e Kishës, e cila nuk do të glorifikonte vetëm udhëheqës ushtarakë, luftëra e humbje, por do ta respektonte paqen si vlerën më të madhe shoqërore. Në shoqërinë demokratike që e synojmë, nuk ka vend për leksionet e patriarkut, Dodikut ose të Putinit, por për synimin që shoqëria rreth nesh të demokratizohet dhe evropianizohet njësoj sikur dhe ne. E vetmja mënyrë që këtu të kemi sukses, është ta përkrahim njëri-tjetrin në këto procese“, thuhet në kumtesë sipas gazetës beogradase “Danas”.

Kumtesa thekson se shoqërisë serbe nuk i nevojite bashkimi kundër armikut të jashtëm, ashtu siç po frikëson tash e shumë herë kisha, por asaj i duhet dialogu serioz dhe vendimi se “ç’shoqëri dëshirojmë dhe si të reformohemi“, transmeton metro.

“Deklarata e shumta politike të patriarkut Irinej nga intervista e tij në ‘Politika’, kanë për qëllim lidhjen e duarve e të këmbëve të atyre që e duan Serbinë dhe rajonin në Evropë dhe në Perëndim. Serbisë tani i nevojitet më shumë se kurdoherë arsye dhe përgjigja racionale për krizat me të cilat ballafaqohemi”, thuhet në kumtesë.

Nëse patriarku Irinej, i cili duke folur për Greqinë e Maqedoninë , nuk është i gatshëm ta urojë marrëveshjen historike me të cilën iu vu pikë mosmarrëveshjeve deceniesh dhe konflikteve, por i interesojnë vetëm mospajtimet në kishë, është e qartë që vëmendja e tij është e drejtuar në konflikte e ndërmjet tyre e jo tek e mira dhe interesi publik, shton LDP-ja.

„Komentet pa vend të patriarkut për protesta në Banjallukë janë vetëm vazhdim i politikës së Kishës Ortodokse Serbe me të cilat nxiten përçarje e konflikte në vendet e rajonit. Kurrë kisha jonë nuk është penduar për bekimin e “Shkorpionëve” dhe të kriminelëve të tjerët, ndërsa sot po vazhdon bekimin dhe përkrahjen e secilit që ka rol destruktiv dhe që përpiqet t ta ndalojë Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedoninë, Kosovën, e edhe Serbinë në rrugën për t’iu bashkuar Perëndimit”, përfundon Jovanovic.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit