Miratohet amandamenti që zbret koeficientin e pagave në sektorin publik, hiqen privilegjet e përjetshme

Mos i humb

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka miratuar amandamentet e Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Një nga amandamentet e miratuar është edhe ai i koeficientëve të pagave, të cilët janë janë ulur.

Më herët koeficienti më i lartë ishte 12, ndërsa tashmë ky koeficient është ulur në 10. Me amandamentimet e bëra në këtë projektligj është ndryshuar edhe neni për përfitimet e zyrtarëve publik.

Të gjithë zyrtarët që kanë pasur paga të përjetshme, nga tani do të përfitojnë vetëm gjatë periudhës 5 vjeçare pas përfundimit të mandatit.

“Ka përfunduar procesi i amandamentimeve të projektligjeve. Sot kemi ndryshuar, kemi bërë nivelizimin e pagave që parimi për punën e njëjtë të ketë pagën e njëjtë. Kemi edhe plotësim ndryshime për ata të cilët kanë pasur paga të përjetshme, të cilët me këtë amandament që është bërë sot iu ndalohet që të marrin pagë të përjetshme. Do të marrin një pagë pesë vjeçare. Kjo është një mundësi që të mos kemi njerëz të përjetëshëm, por njerëz që do të zëvendësohen. Projektligji për përfitime të zyrtarëve publik përfundon”, ka deklaruar kryetari i Komisionit, Nait Hasani.

Amandamentimet e bëra janë përcjellur në komisionet funksionale për vërejtjet e mundshme, e që më pas të kthehen prapë në komision për miratim e procedim në seancën parlamentare./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit