Aeroporti në Dubai, ende më i ngarkuari në botë!

Mos i humb

Autoritetet e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait,  thanë se është ende më i ngarkuari në botë për trafikun ndërkombëtar të pasagjerëve.

Deklarata tha se 89 milionë pasagjerë kaluan këtë aeroport vitin e kaluar, një rritje nga 2017 kur ishte 88.2 milion.

Në vitin 2014, ky aeroport mori vlerësimin nga Aeroporti i Heathrow në Londër si qendra më e ngarkuar e udhëtimit ajror të udhëtarëve në botë dhe që atëherë ka mbajtur këtë pozicion.

Rreth 75 kompani ajrore përdorin aeroportin në Dubai, që është një portë për të udhëtuar në Lindjen e Mesme.

Aeroporti më i ngarkuar në botë në aspektin e trafikut të përgjithshëm të pasagjerëve dhe mallrave është Aeroporti Ndërkombëtar Hartsfield Jackson në Atlanta të SHBA. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit