
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri dhe deputetët Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj janë takuar sot me të dërguarin special për Europën Juglindore Christian Hellbach dhe Ambasadorin gjerman Christian Heldt.
Beqiri njoftoi të pranishmit për situatën aktuale politike në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së.
Ai falenderoi përfaqësuesit gjerman për përkrahjen dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.
Z. Hellbach vlerëson rolin e LDK-së në proceset e ndryshme nëpër të cilat po kalon Kosova.
Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.


