Flet ministrja Shahini: Do të ndryshojë Ligji i Arsimit të Lartë

Mos i humb

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ishte e pranishme në Komisionin e Mediave dhe të Edukimit foli për katër ndryshimet që do të bëhen në Ligjin e Arsimit të Lartë.

Sipas ministres, ndryshimet nisin që nga përfaqësimi i studentëve, rritja e peshës së votës nga 10-50 për qind si dhe përfaqësim në senat dhe në bordet e menaxhimit.

Ministrja premtoi transparencë për fondet dhe shpenzimet në universitete.

“Ka të bëjmë me një nismë ligjore për ndryshimin e katër neneve të ndryshimit të Ligjit të Arsimit të Lartë. Rritja e përfaqësisisë së studentëve nga 10-50 për qind, por edhe në organet e tjera të zgjedhjeve të dekanëve, por edhe në borde të tjera të menaxhimit. Vendimet në senat duhet nga persona me një ekspertizë shumë e lartë.

Ne për hir të transparencës dhe llogaridhënies kemi marrë një vendim që do të shkarkojmë të gjithë drejtuesit e bordeve, ndërsa kemi bërë thirrjen publike për përfaqësues të rinj.

Kemi themeluar portalin e transparencës. Aty do të botohen të gjitha vendimet dhe të gjitha buxhetet. Ky informacion do të azhurnohet çdo tre apo katër muaj dhe kjo do shtojë transparencën”, tha mes tjerash ministrja Shahini.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit