Daçiç i lutet BE-së që të bind Kosovën për heqjen e taksës

Mos i humb

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se taksa e Kosovës për mallrat nga Serbia pamundëson bisedimet e mëtejshme midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ai i bëri thirrje BE-së dhe shtetve anëtare për të bindur disa akterë politikë në Ballkanin Perëndimor se siç tha ai” lëvizjet e njëanshme nuk janë zgjidhje e problemit, por është e rëndësishme që t`i kthehen dialogut”.

“Për më shumë se dy muaj vendimi i Prishtinës është në fuqi … duke shkelur dispozitat e marrëveshjes së CEFTA-s dhe duke parandaluar bisedimet e mëtejshme. Prandaj, ne i bëjmë thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj për të bindur disa akterë politikë në Ballkanin Perëndimor, që lëviz e njëanshme nuk janë zgjidhje e problemit, por është e rëndësishme që të kthehen në dialog si e vetmja rrugë e drejtë që duhet të çojë në një zgjidhje të plotë”, Daçiç.

Në këtë takim po merr pjesë edhe shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit