A do të flenë banorët e Xhenetit?

Mos i humb

Pyetje: Allahu ju faltë. A do të flenë banorët e Xhenetit? Dhe çfarë është domethënia e thënies së Tij, më të lartit:

´´Vendbanimi më i mirë dhe vendet më të ndershme për prehje?´´

Shejh Abdul-Aziz ibn Abdullah er-Raxhhi: Jo, ata s´do të flenë. Gjumi është vëllai i vdekjes, dhe në Xhenet nuk as gjumë e as vdekje. Nuk ka as sëmundje e as pleqëri. Nuk ka brenga, pikëllim e vuajtje. Nuk ka urinim, jashtëqitje e erëra të këqija. Dhe për gratë nuk ka menstruacione apo gjakderdhje të paslindjes. Nuk ka armiqësi, keqdashje e inat. Mëria do të hiqet nga gjokset e besimtarëve, para se të hyjnë në Xhenet.

Ata do të ndalen në një Urë, pasi të kenë kaluar Siratin, dhe do t´i hakmerren njëri-tjetrit për ankimet që kanë mes vete. Pastaj çdo inat do t´u hiqet nga gjokset dhe do të hyjnë në Xhenet me shkallën më të lartë të dëlirësisë. Më i larti ka thënë:

´´Dhe Ne do të heqim nga gjokset e tyre çfarëdo vrerosje [që mund të kenë], [që ata të jenë] vëllezër, të ulur përballë njëri-tjetrit në frone´´. [el-Hixhr, 47]

Për sa i përket thënies së Tij ´´… vendet më të ndershme për prehje´´ [elFurkan, 24], kjo do të thotë: është koha për qetësim, për çlodhje. Qëllimi i kësaj është se kësaj here koha për pushim do të jetë në Xhenet.

Dhe domethënia e kësaj është se Allahu, më i larti, do t´i marrë në përgjegjësi krijesat e veta në Ditën E gjykimit. Ai do ta kryejë me ta përpjesëtimisht nga mesi i Ditës. Dhe Ai ka thënë për banorët e Xhenetit:
´´Banorët e Xhenetit [dmth ata që e merituan atë, nëpërmjet besimit dhe drejtësisë së tyre], në atë Ditë, do të kenë vendbanimin më të mirë dhe vendet më të ndershme për prehje´´. [el-Furkan, 24]

Pra, gjumi është vëllai i vdekjes. Në Xhenet s´ka vdekje, s´ka gjumë, i cili është vëllai i vdekjes. Po.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit