A do t’i vazhdojë EBA politikat e njëjta pas dështimit në Libi dhe Jemen

Mos i humb

EBA, e cila ka një qëndrim që dëshiron t’i shpërbëjë lëvizjet islame në territoret arabe dhe t’i largojë ato nga rajoni, nuk lejon krijimin e shoqatave islame apo aktiviteteve që kanë lidhje me lëvizjet islame.

Disa vende të Gjirit, veçanërisht EBA dhe Arabia Saudite, i perceptojnë ideologjitë e lëvizjeve islame me orientime politike, siç është Organizata e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), si një kërcënim për regjimet e tyre.

Frika e vendeve të Gjirit në këtë drejtim u shfaq edhe më shumë pas revolucioneve popullore të emëruara si “Pranvera Arabe”. Përderisa EBA ishte kryesues i vendeve dhe forcave që luftuan me revolucionet arabe për shkak të kësaj frike, ajo gjithashtu doli në pah si vendi që drejtoi kundërrevolucionet në territoret arabe.

Një nga metodat e përdorura nga qeveria e Abu Dhabit në luftën kundër revolucioneve arabe ishte propaganda dhe njollosja e imazhit të lëvizjeve islame përmes buxhetit të ndarë organeve të angazhuara mediatike.

Një nga këto lëvizje islame është Vëllazëria Muslimane, për shkak të së kaluarës historike dhe pranimit nga shoqëritë arabe.

EBA, e cila nuk mjaftohet vetëm me fronitn kundër Vëllazërisë Muslimane, në shënjestër ka edhe Lëvizjen Nahda në Tunizi dhe Hamasin në Palestinë. EBA i cilëson këto lëvizje në një kategori me organizatat terroriste si DEASH, Al-Kaeda dhe Al-Shabab, të cilat praktikojnë “dhunën”.

Disa analistë, të cilët theksojnë se Abu Dabi ka vënë në këtë kategori jo vetëm lëvizjet islame, por këdo që miraton diskursin islam, e konsiderojnë EBA-në si “armik të Islamit” me qëndrimin në fjalë.

EBA gjithashtu tenton të vendosë një botëkuptim të ri të Islamit kundër botëkuptimit tradicional të fesë së miratuar nga lëvizjet islame. Në këtë drejtim, ajo organizoi një konferencë në bashkëpunim me Institutin Azhar dhe Rusinë në Grozny të Çeçenisë në vitin 2016.

Duke mbështetur kundërrevolucionet, EBA shkaktoi rritjen e krizave humanitare

Qeveria e Abu Dabit, e cila nxori në pah qëndrimin e saj antirevolucionar në zgjedhjet e mbajtura në Egjipt në vitin 2012, mbështeti puçin ushtarak më 3 korrik 2013, më pak se një vit më vonë.

Ndërhyrjet e EBA-së në Siri, Jemen dhe Libi, dhe drejtimi i kundërrevolucioneve atje, shkaktuan luftëra civile dhe konflikte të armatosura në këto vende. Luftërat në këto vende shkaktuan gjithashtu rritjen e krizave humanitare dhe bllokimin e zgjidhjeve politike.

Abu Dabi hapi frontet në Jemen dhe Libi në vitin 2014. EBA mbështeti Këshillin Jugor të Tranzicionit (STC) kundër Partisë Islah, e cila njihet për afërsinë me Vëllazërinë Muslimane, ndërsa u rreshtua në anën e forcave jolegjitime të Khalifa Haftarit në Libi kundër qeverisë libiane të udhëhequr nga Fayez al-Sarraj.

Forcat e STC-së në Jemen, të mbështetura nga EBA, janë akuzuar për vrasjen e drejtuesve të Partisë Islah. EBA nisi një përpjekje për të ndarë jugun e Jemenit nga veriu, kundër pushtetit legjitim politik që luftoi për të mposhtur rebelët Houthi dhe për të siguruar unitetin e vendit.

Megjithatë, përpjekjet e EBA-së për të eleminuar Partinë Islah dështuan. Partia, e cila vazhdon veprimtarinë nën çatinë e qeverisë legjitime të mbështetur nga Arabia Saudite, gjithashtu vendosi mbështetësit e saj në radhët e luftëtarëve me forcat qeveritare kundër rebelëve Houthi.

Në Libi, Khalifa Haftar, të cilin EBA e konsideron si aleat dhe e mbështet kundër lëvizjeve islame, më 4 prill 2019 njoftoi nisjen e sulmeve ndaj kryeqytetit Tripoli me qëllim të “pastrimit të grupeve terroriste të mbështetura nga qeveria Sarraj”.

Problemet ekonomike të EBA-së do të ndikojnë tek aleatët e saj në Libi dhe Jemen

Nga ana tjetër, ekspertët theksojnë se problemet ekonomike në EBA do të ndikojnë në mbështetjen e saj për Khalifa Haftarin në Libi dhe STC-në në Jemen. Ekspertët thonë gjithashtu se aleatët e Abu Dabit në këto dy vende nuk kanë arritur t’i zbatojnë politikat e EBA-së.

Anwar Gargash, Ministër i Shtetit për Punët e Jashtme i EBA-së, më 18 qershor tha për Bloomberg se “Disa nga miqtë tanë morën vendime të njëanshme dhe individuale. Rezultoi se shumica e këtyre kalkulimeve të njëanshme ishin të gabuara”.

Ekspertët thonë se për shkak të situatës ekonomike në të cilën ndodhet, EBA mund të tërheqë ose të paktën të zvogëlojë mbështetjen për Haftarin dhe STC-së.

Nga ana tjetër, disa ekspertë parashikojnë që EBA do të vazhdojnë luftën e saj kundër lëvizjeve islame që janë aktive në politikë, duke mbështetur palët që luftojnë kundër shoqatave, organizatave dhe subjekteve të ngushta ose të lidhura me lëvizjet islame në Libi, Jemen apo vende të tjera.

Ekspertët potencojnë se EBA do të vazhdojë të organizojë konferenca dhe të krijojë institucione alternative “fetare” për të luftuar idetë dhe politikat e këtyre lëvizjeve islame.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit