A duhet të mbyllet Universiteti Haxhi Zeka, ky është niveli akademik i tij

Mos i humb

Universiteti Haxhi Zeka që pretendon se i është bërë e pa drejtë për mos plotësimin e kritereve për akreditim, në faqen e tij zyrtare, në njoftimin për opinion dhe student, në tetë rreshta tekst i bënë tetë gabime gjuhësore.

Nëse edhe ky nivel i lajmërimit mund të quhet akademik, atëherë nuk dimë se ku jemi duke jetuar. A e bënë dikush, dimë apo nuk dimë të bëjmë dallimin e nivelit akademik. Duke e parë se çfarë njoftimi kanë lëshuar në faqen zyrtare me aq shumë gabime, dikujt i’u paska kujtuar që të hyjë dhe t’i përmirësoj njoftimin, krejt pasi ai njoftim është publikuar edhe në rrjetet sociale.

Sidoqoftë ekziston dokumenti ku shihet se në çfarë niveli akademik lëshohet një njoftim zyrtar në Universitetin Haxhi Zeka.

Përndryshe çështja e mos akreditimit të tre Universiteteve është bërë temë kryesore, ku ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit nuk u është vazhduar akreditimi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim më saktësisht nga Këshilli Shtetëror për Cilësi në vendimin e djeshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit