A e dini se kush e shpiku i pari idenë e betimit të mjekëve pas diplomimit?

Mos i humb

Ky betim buron nga shekulli i tretë hixhri gjatë kohës së Abasitëve. Më
lejoni t’jua lexoj betimin, dhe shihni se sa të mëshirshëm dhe të butë
kanë qenë ata mjekë:
“Betohem në Allahun, Zotin e jetës dhe
vdekjës, Dhënësit të shëndetit dhe Krijuesit të shërimit dhe të çdo
ilaçi, dhe unë betohem para besimtarëve të Allahut,
burra dhe gra, se do ta përmbush këtë betim dhe atë që ma ka mësuar
këtë aftësi do ta vendos në nivelin e prindërve të mi dhe të atyre që
janë lindur si vëllezërit e mi, dhe se do t’ua mësoj atyre këtë mjeshtri
nëse më kërkojnë për t’ua mësuar pa asnjë çmim apo leje; dhe do të kem
mëshirë të thellë për çdo pacient, për familjen e pacientit dhe kurrë
nuk do të vonohem për të, pavarësisht rrethanave, dhe do të jem i
mëshirshëm ndaj familjes së tij. Në të gjitha shtëpitë që do të hyj,
këtë do ta bëj vetëm për të mirën e pacientëve – e jo për të shtypur,
ndrydhur apo prishur. Nuk do të zbuloj asnjë gjë të papëlqyeshme që e
shoh apo dëgjoj në kohën kur ta mjekoj pacientin dhe këtë do ta mbaj
sekret që kurrë nuk do ta zbuloj.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit