A kërcënohet Toka nga asteroidi “Zoti i Kaosit”? Çfarë thonë shkencëtarët

Mos i humb

Asteroidi famëkeq “Zot i kaosit” përbën më pak rrezik sesa mendonim, sipas ekspertëve.

Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe NASA vënë në dukje se nuk ka asnjë shans që Apophis ta godasë Tokën përgjatë shekullit të ardhshëm.

Apophis, emëruar pas hyjnisë egjiptiane si “Zoti i kaosit” u zbulua për herë të parë në 2004, dhe studiuesit sugjeruan se mund të godiste Tokën në 2029 dhe 2036-ën.

Por studimet e mëtejshme përjashtuan mundësinë e përplasjes.

Ekspertët mbetën të shqetësuar për një përplasje të mundshme në vitin 2068.

Asteroid në hapësirë ​​afër tokës në dritën e diellit

Apophis do të fluturojë përtej Tokës në 2029, duke kaluar në një distancë prej më pak se 35.000 km, aq afër sa që do të jetë i dukshëm me sy të lirë.

Kjo ishte një arsye shqetësuese për shkencëtarët pasi afrimi sa më pranë planetit tonë, mund të ndikohej nga graviteti. Ilustrim 3D i dhënë i një asteroidi që godet Tokën

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit