A mund të ndikojë largimi i prokurorit Schwendiman në punën e Speciales?

Mos i humb

Nga: Blendi Gashi

Prokurori i Specializuar David Schwendiman do të largohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 31 mars 2018, pasi atij i mbaron emërimi.

Në deklaratën e tij, Schwendiman ditë më parë bëri të ditur që nuk po jep dorëheqje e as nuk po shkarkohet dhe që largimi i tij i shpejtë nuk paraqet një ndryshim në politika ose zotim ndaj punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga ana e SHBA-së, ana e Bashkimit Evropian, apo nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi.

Ai po ashtu dha një mesazh të qartë në lidhje me hetimet të cilat ai kryeson.

“Asnjëri nga ata përgjegjës për krimet e përfshira në mandatin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe të Dhomave të Specializuara nuk duhet të mendojë për asnjë moment që largimi im ka të bëjë fare me një mungesë zotimi ndaj hetimeve”, deklaroi Schwendiman.

Vendin e këtij të fundit deri në zgjedhjen e prokurorit të ri do e zë zv.prokurori Kwai Hong Ip, pasi nuk ka një datë se kur Bashkimi Evropian do të emërojë një Prokuror tjetër Special për të zëvendësuar Schwendimanin, çka edhe zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Christofer Bennett ka pranuar se do shkojë një kohë derisa të ndodhë kjo.

“Përzgjedhja dhe emërimi i Prokurorit të ri do të zgjasë pak kohë”, ka deklaruar zëdhënësi Bennett.

Andaj në opinion janë shtruar dilemat: sa do të ndikojë largimi i Schwendiman në punën e Speciales dhe a do merret kohë me ngritjen e akuzave të paralajëruara?

Ja ç’thonë njohësit e drejtësisë dhe analistët…

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se që nga fillimi i themelimit dhe funksionalizimit të Gjykates Speciale, tanimë dy Kryeprokuror të kësaj prokurorie janë larguar nga kjo pozitë.

Ai dyshon se mund të ngriten aktakuzat e para pa u emëruar prokurori i ri.

“Edhe përkundër faktit se prokurorët e Gjykatës Speciale në bazë të ligjit janë të pavarur në hetimin, ndjekjen apo edhe ngritjen e aktakuzave nga Kryeprokurori, megjithatë duke pas për bazë se me ngritjen e aktakuzave nënkupton edhe arrestime të zyrtaëve të lartë në Kosovë, është e domosdoshme që kjo Prokurori të ketë Kryeprokurorin i cili sigurisht se do të sigurohet të ketë koordinim me institucionet përgjegjëse në Kosovë për të realizuar arrestimet dhe dërgimin e personave të arrestuar në Hagë. Në këtë drejtim, dyshojmë se mund të ketë ngritje të aktakuzave por edhe arrestime pa u emëruar Kryeprokurori i ri”, thotë Miftaraj përtesheshi.com.

Edhe njohësi i rrethanave politike, Leon Duhanaj mendon se largimi i prokurorit, pak para se të pritët fillimi i publikimit të aktakuzave të mundshme, mund të ndikoj në shtyrje të proceseve.

Në këtë kontekst, do të duhet analizuar shkaqet e largimit. Është mosha ajo që e ndikoj këtë akt, apo ka diçka tjetër në proces?

Ai thotë se pavarësisht akuzave të publikuara në raportin e Dick Marty-t, të cilat duken si shpikje fantastikpshkencore, Kosova duhet të qëndrojë të hapur dhe të.etur për drejtësi.

“Emërimi i ndonjë prokurori të ri, do ta kërkoj dhe marrë kohen e vetë, gjë që procesi mund edhe të ketë shtyrje në kohë. Për ne, duhet me qenë i rëndësishëm epilogu përfundimtarë, ku kam besim e shpresë, që disa akuza të tmerrshme nuk do të vërtetohen dot. Përderisa, mund të ketë ndonjë krim individual, por që nuk mund ta njollos procesin e luftës për liri. Shteti i Kosovës, do duhej që akuzat e njëjta t’i drejtoj kah Serbia, sepse siç thotë një fjalë popullore ‘sulmi është mbrojtja më e mirë’. Serbia ka patur gisht në ngrirje të kësaj akuze të rënd dhe, mund ta ketë bërë bazuar në krimet që ka bërë vetë”, thotë Duhanaj. /Tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit