A mund t’i japë fund Biden luftërave të pafundme të Amerikës?

Mos i humb

Denoncimi i PD: Qeveria jep tender me 3-fishin e çmimit për pajisje anti-Covid, askush nuk do të shpëtojë nga drejtësia

Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri, me anë të një statusi në “Facebook” denoncon se qeveria e kryesuar nga Edi Rama, përfiton nga...

Gjobiten 729 qytetarë që nuk kishin vendosur maskën, respektohet ora policore

Policia ka gjobitur së fundmi 729 qytetarë me nga 3 mijë lekë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Ndër ta,...

Deputeti i AAK-së: Kosova ka nevojë për Haradinajn

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj ka thënë se Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur...

Aplikimet për azil të shqiptarëve në BE arritën në shtator nivelin më të lartë që pas pandemisë, e dyta në botë

Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian e të tjera europiane u rritën ndjeshëm në shtator, duke...

Në fillim të kësaj jave, administrata Trump njoftoi planet për të kthyer në shtëpi gjysmën e 5.000 trupave amerikane të stacionuara ende në Afganistan, si dhe 500 nga 3.000 anëtarët e personelit që ndodhet ende në Irak.

Premtimi, të cilin administrata në ikje u zotua të realizojë deri më 15 janar 2021, ishte shumë jopopullor në midis ekspertëve ushtarakë atyre të mbrojtjes. Gjithsesi ai i jep një dhuratë të papritur presidentit të zgjedhur Joe Biden. Arsyeja?

Gjatë fushatës presidenciale të këtij viti, Biden u zotua vazhdimisht t’i japë fund “luftërave të pafundme” të Amerikës.Tani presidenti Donald Trump do rikthejë befas 3.000 trupa. Por Biden do të përballet shumë me një problem shumë më të madh:Si do ta mbajë ai pjesën tjetër të zotimit të tij, kur të marrë detyrën?

Në këtë pikë, shanset e tij për të patur sukses, nuk duken shumë të mira. Për ta shpjeguar arsyen, duhet së pari të përcaktojmë se çfarë do të thotë në fakt termi “luftë e pafundme”. Përgjigjja rezulton të jetë e vështirë. Kjo vështirësi shpjegon edhe arsyen, pse gati çdo kandidat presidencial demokrat në garën e këtij viti, dhe kandidati republikan Trump para tyre, e përqafuan këtë ide.

Në fakt, Biden është përpjekur të artikulojë se çfarë nënkupton saktësisht me këtë shprehje. Prioriteti i tij më i madh dhe më i lehtë, do jetë shmangia e operacioneve të mëdha luftarake si ai në Afganistan, Irak ose Libi. Kjo duket të jetë shumë e mundur:Tek e fundit, asnjë luftë e madhe nuk po shfaqet në horizont.

Një përjashtim i mundshëm është Irani – por edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, “skifteri” i kabinetit mbi këtë çështje, ishte javën e kaluar kundër idesë së Trumpit për të nisur sulmet mbi kompleksin kryesor bërthamor të Iranit. Edhe dhënia fund e mbështetjes së SHBA-së për luftën e udhëhequr nga sauditët në Jemen, siç ka premtuar edhe vetë Biden, duket të jetë gjithashtu shumë e lehtë.

Me këtë qasje, bien dakord edhe shumë senatorë republikanë. Por përtej kësaj, gjërat bëhen shumë më të komplikuara. Vendosmëria e presidentit të zgjedhur për të ruajtur një prani të fuqishme trupash kundër terrorizmit në mbarë botën, do të zemërojë disa prej aleatëve të tij në të majtë.

Por edhe nëse do të donte, ekzistojnë disa arsye të forta, pse Biden do ta kishte të vështirë t’i jepte fund këtyre misioneve luftarake, që deri në vitin 2018 përfshinin luftime në 15 vende të ndryshme. Së pari, siç e kanë treguar 20 vitet e fundit, grupe si Al-Kaeda dhe Shteti Islamik janë shumë të afta në ndryshimin e formës së luftës së tyre, duke u zhvendosur në vende të reja me qeveri të dobëta dhe qytetarë shumë të zemëruar, dhe pastaj duke e përdorur atë zemërim për qëllimin e tyre përfundimtar:xhihadin global.

Së dyti, çdo president i SHBA që e merr detyrën duke premtuar një qasje më paqësore ndaj politikës së jashtme, ndikohet pashmangshmërisht nga realiteti, kur lindin kërcënime të papritura, ose kur gjeneralët e tij nisin t’i tregojnë pasojat e mundshme katastrofike të braktisjes ose shmangies së konflikteve ekzistuese.

Një shumicë e madhe e amerikanëve, mund të jenë dakord me rikthimin e trupave amerikane në shtëpi. Por, a mund ta pranojë presidenti Biden rrezikun që tërheqja e pranisë ushtarake globale të Amerikës, mund të shkaktojë konflikte të reja, apo edhe sulme terroriste në Perëndim (një skenar i largët, por jo i pamundur)?

Përgjigja për këtë pyetje nuk është ndoshta. Kjo është arsyeja, se përse presidenti Barak Obama, e mori detyrën duke bërë premtime të ngjashme, por përfundoi duke dërguar më shumë trupa në Irak dhe Afganistan, duke u përfshirë në luftën civile të Sirisë, dhe duke ndihmuar në rrëzimin e Muamar Kadafit në Libi.

Atëherë, çfarë duhet të bëjë Biden për të përmbushur premtimin e tij? Si president, ai do të ketë tre opsione kryesore. E para mund të quhet qasja e Jim Jeffries:thjesht gënje. Jeffries, një diplomat i respektuar, që sapo dha dorëheqjen si i dërguari special i Trumpit për Sirinë dhe luftën kundër Shtetit Islamik, tha në një intervistë javën e kaluar, se ekipi i tij e gënjente vazhdimisht Shtëpinë e Bardhë për numrin real të trupave amerikane në Siri.

Ai numër mbeti shumë më i madh se sa 200 anëtarët e shërbimit, që Trump mendoi se po largonte prej andej vitin e kaluar. Një qasje tjetër, do të ishte të bëhet ajo që ka sugjeruar politologu Charli Carpenter dhe shumë studiues të tjerë gjatë 20 viteve të fundit:trajtoje terrorizmin global si një problem ligjor, dhe përdor mjetet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit për ta sulmuar atë.

Por ky opsion mbart kaq shumë rreziqe dhe probleme të mundshme – si politike ashtu edhe teknike – dhe do të ishte një ndryshim aq radikal nga politika e kahershme e SHBA-së, sa që është e vështirë të imagjinosh një udhëheqës të moderuar të orientuar drejt konsensusit si Biden që ta përqafojë atë.

Opsioni më i mirë i Biden, mund të jetë ndjekja e këshillave të Bernie Sanders dhe Pete Buttigieg:të përmirësojë procedurat që përcaktojnë, se kur Shtetet e Bashkuara përdorin forcën, dhe të rritë transparencën e sistemit. Por edhe strategjia Sanders/Buttigieg do të përballej me probleme.

Më së pari për faktin se Kongresi ka treguar gati zero interes, për të marrë më shumë përgjegjësi për luftërat e Amerikës. Ai ka preferuar që t’ia lërë vendimet më të vështira Shtëpisë së Bardhë, dhe më pas ta kritikojë atë kur gjërat shkojnë keq.

Është e vështirë të imagjinohet, pse një shumicë ligjvënësish, do ta braktisnin së shpejti këtë qasje cinike. Kjo do të thotë se Biden nuk ka gjasa të bëjë shumë përparim, në atë që ishte një nga kauzat kryesore të politikës së jashtme gjatë fushatës, një pozicion që u pëlqye shumë edhe nga mbështetësit e tij.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Një tjetër vaksinë kundër COVID-19 hyn në provën e ‘fazës së tretë’ në Kinë

Një tjetër vaksinë e zhvilluar lokale e Kinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka hyrë në provën klinike të 'fazës së tretë',...

Turqi, arrestohen 11 të dyshuar për lidhje me DEASH-in

Gjithsej 11 persona për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH, u arrestuan në provincën perëndimore të Izmirit në Turqi, tha sot...

Turqia me satelitët e rinj të komunikimit do të jetë më e fuqishme në hapësirë

Me satelitët e rinj të komunikimit, Turksat 5A, 5B dhe 6A, Turqia do të jetë më e fuqishme në hapësirë, tha sot...

Draft raporti i PE: Politika të krijojë klimë besimi, thelbësore zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në...

Mbi 65 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 65 milionë transmeton Anadolu Agency (AA).