A po bëhen bashkë Haradinaj e Shala kundër Thaçit?

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka komentuar më asnjë fjalë të vetëm të presidentin Hashim Thaçi, i cili ka paralajmëruar heqjen e taksës ndaj Serbisë, vendim që shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj, dha “besën” se nuk do ta kthej prapa deri në njohjen që Serbia do i bëjë Kosovës.

Derisa nuk pati reagim nga ana e Haradinajt për deklaraten e Thaçit, rreth mundësis së heqjes së taksës, ishte vartësi i tij, ministri i Tregtisë Endrit Shala, i cili i tha troq presidentit Thaçi se mos u përziej në vendime që nuk i more ti, por qeveria e Kosovës.

Por, Thaçi jo që heshti por shkoi edhe me larg duke i ngacmuar Haradinajn dhe Shalën, se meritat për taksën nuk i mori Qeveria Haradinaj, por janë vendime që u morën me inicim të zëvendës kryeministrit Enver Hoxhaj, dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

E këto deklarta të Thaçit sa i përket taksës me gjasë mund të jenë edhe një nga arsyet e takimit të sotëm të kryeministrit Haradinaj me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit