A po e dëmton PD procesi gjyqësor ndaj tij? Berisha: Unë po e mbroj partinë…

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në konferencë për mediat këtë të Mërkurë me dosjen në dorë duke renditur të vërtetat e tij sa i takon akuzave për aferën e ish-klubit “Partizani”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/638100155071116

I pyetur se a po e dëmton Partinë Demokratike ky proces gjyqësor, Berisha u shpreh se është ai i cili po e mbron partinë më të madhe opozitare në vend nga një ‘proces i shëmtuar politik’.

Pyetje: Pse ju nuk e zhvilloni këtë betejë që keni si Sali Berisha vs SPAK, por e zhvilloni si PD vs Drejtësia. A e dëmtoni ju kështu partinë Demokratike për zgjedhjet e 2025-ës?

Sali BerishaSi mund ta dëmtoj unë PD kur po e mbroj atë kundër një procesi të shëmtuar politik të programit të saj?! Si mund ta dëmtoj? Përkundrazi, PD është dhe do mbetet trashgimtare dhe krenare e të gjitha këtyre reformave që ndryshuan Shqipërinë. E kam gjithçka parimore, programore që përballet me një persekutim politik të paimagjinueshëm. Të thuash ti se letrat me vlerë i futa në përdorim për dhëndrin tim, nuk ka marrëzi si kjo. Po letrat me vlerë kanë nisur të përdoren në vitin 1995 dhe ato gjer në fund përbëjnë mbi 300 milionë euro që qytetarët kanë përfituar dhe janë pak. Ne shpërndamë letra me vlerë te 1.3 milionë shqiptarë.

“Kur një fakt i vetëm të paraqitet unë marr çdo vendim, por me trillime e shpifje kurrë nuk ka gjë që më detyron të tërhiqem, këto dëshmojnë se janë reforma nga të cilat kanë përfituar qindra mijëra shqiptarë”, theksoi kryedemokrati.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit