A po kontribuojnë prerjet cezariane në autizëm?

Mos i humb

Dr. Perlmutter njihet për kontributin e tij që ka dhënë për fëmijët me autizëm. Njihet gjithashtu si autor i librit “The grain brain” dhe sipas tij, një nga arsyet e rritjes së numrit të fëmijëve me autizëm, është rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane.

Doctor David Perlmutter shprehet se fëmijët e lindur me prerje cezariane, kanë dy herë më shumë rrezik për të zhvilluar autizëm, krahasuar me fëmijët e lindur në rrugë normale.

Kjo sepse ekspozimi i parë bakterial i bebit, përcakton imunitetin e tij dhe balancën jetëgjate të funksioneve imune. Kur lind në mënyrë natyrale, bebi takohet me baktere që jetojnë brenda kanalit të lindjes.

Këto baktere ndërtojnë mikroflorën e stomakut dhe të lëkurës së bebit. Ndërsa me prerje cezariane, bebi ekspozohet fillimisht vetëm me baktere mjedisore dhe bakteret që gjenden në dorezat e doktorëve.

Marrë nga statusi në Facebook i nutricionistes Diola Dosti Baftiu./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit