Abazoviç: Shqipëria e shqiptarët, respekt ndërkombëtar të pamenduar më parë

Mos i humb

Dritan Abazoviç, ish-kryeministër i Malit të zi, i pranishëm në Saimitin e tretë të Diasporës, të zhvilluar në Tiranë, deklaroi se Shqipëria dhe shqiptarët sot kanë një vizibilitet dhe respekt ndërkombëtar që kurrë s’do ta kishim menduar më parë.

Në fjalën e tij, Abazoviç u shpreh se ajo që ka ndodhur me Shqipërinë dhe shqiptarët në dhjetë vitet e fundit, sa i takon arenës ndërkombëtare është një mrekulli. Ai tha se shqiptarët e Malit të Zi janë përpara një sfide, e cila kalohet vetëm duke tejkaluar problemet me veten tonë.

“Në Malin e Zi, ka ndodh diçka, çka para tri viteve askush se mendonte. Kjo s’ka të bëjë me mua, apo vetëm me shqiptarët, por dhe me pakicat e tjera. Në krye të vendit ka ardhur dikush nga komunitetet e pakicës në Malin e Zi. Dhe këtë e them për sfidën që shqiptarët do të kenë të ardhmen. Sfida e parë është me vetveten. Mendoj se jemi shumë afër ta mundim këtë sfidë dhe më pas çdo sfidë e jona më tej, do të jetë më e lehtë. Ne kemi treguar se kur kemi vetëbesim, bëjmë mrekulli”, tha Abazoviç.

Ish-kryeministri i Malit të Zi, më tej vlerësoi pozitivisht peshën që Shqipëria po merr gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare.

“Vetëm kujtoni si ka qenë para 10-20 viteve më parë. Sot Shqipëria ka vizibilitet ndërkombëtarë që kurrë se kemi pas për ta menduar se do të ndodhte, me një transfromim shoqëror dhe kurrë se kemi menduar se respekti ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve do të ishte më i lartë. Dua të them se Shqipëria sot, jo vetëm që organizon samitin e Diasporës, ashtu siç i takon, ashtu si dhe për Samitet Ndërkombëtare Europiane të zhvilluara në Tiranë, që edhe kjo i takon por me shumë vështirësi për të arritur deri këtu. Por sot, Shqipëria mban fjalën në Këshillin e Sigurimit, para të gjithë botës, duke treguar leksion moral e politik, sipas parimeve ndërkombëtare për mënyrën se si duhet krijuar një shoqëri paqësore, perëndimore dhe moderne”, tha Abazoviç.

“Ide të cilat kam provuar t’i aplikoj në Malin e Zi, duke nxitur që shqiptarët të ecin me vetëbesim dhe të ballafaqohen me të gjithë të tjerët, duke treguar se me ide mund të jenë edhe superior. Ideja e sëbashkut e gjithë kombit tonë është të gjendemi së bashku në BE. Atje ka vend për të gjithë, me parime, të drejta, ligje, me atë çka është një koncept ku bashkohet populli dhe ku ky popull i moçëm ka vendin e vet”, u shpreh ai.

“Jam i sigurtë se ky samit i diasporës, i treti, tregon se një sfidë e madhe  që ne kemi patur probleme me veten, më pas me të tjerët, tani po përfundon, dhe jam i sigurtë se po zgjidhim problemin me veten tonë, dhe tashmë sfida do jetë përballja me të tjerët. Të gjithë bashkë në BE”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit