Abbas do të kërkojë nga KS-OKB mbikëqyrje për procesin e paqes

Mos i humb

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, do të kërkojë mbikëqyrje ndërkombëtare nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për procesin e paqes si alternativë për ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Këshilltari i Abbas-it për Punë të Jashtme dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Nebil Shas, në deklaratën për AA tha se, Abbas në fjalimin e tij në KS-OKB, do të kërkojë nga KS-OKB mbikëqyrje ndërkombëtare për procesin e paqes në vend të SHBA-ve pas vendimit të saj për njohjen e Kudsit si “kryeqytet i Izraelit”.

Shas theksoi se Abbas gjithashtu do të njoftojë shkaqet e palës palestineze për refuzimin e nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me procesin e paqes dhe do të japë deklarata në lidhje me qëndrimin politik të Palestinës.

Mahmud Abbas i cili në shumë deklarata të tij kishte theksuar se nuk pranojnë rolin e ndërmjetësuesit të SHBA-ve, pritet që të mbaj një fjalim ditën e martë në mbledhjen e KS-OKB në New York.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor 2017 kishte njoftuar se Kudsin e njeh si “kryeqyteti i Izraelit” dhe se ka dhënë udhëzime për transferimin e ambasadës nga Tel Aviv-i në Kuds.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit