Abbas: Nuk do të lejojmë që SHBA të marrë pjesë në procesin e paqes

Mos i humb

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas në Samitin e Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) tha se “Nuk do të lejojmë assesi që SHBA të marrë pjesë në procesin politik të paqes në të ardhmen”.

Presidenti i Palestinës, Abbas sot mori pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të OBI-t të mbajtur në organizim të Turqisë.

“Duhet të punojmë për njohjen e Palestinës”

Gjatë fjalimit të tij në Samit, Abbas tha se ky vendim i njëanshëm i SHBA-ve është i pavlefshëm dhe i paligjshëm dhe se nënkupton haptazi shkeljen e të së drejtës ndërkombëtare.

“SHBA tanimë ka humbur cilësinë e ndërmjetësit në procesin e paqes (Izrael-Palestinë). Nuk do të lejojmë assesi që SHBA të marrë pjesë në procesin politik të paqes në të ardhmen”, tha ai.

“Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dëshiron që t’i japë Kudsin Izraelit, sikur të ishte një nga shtetet e SHBA-ve dhe po vepron sikur të ishte vendimmarrësi i vetëm në botë. Për herë të parë në histori, që nga lindja e deri në perëndim, nga Japonia deri në Kanada të gjitha shtetet, edhe ato të cilat janë mësuar të jenë pranë SHBA-së, tani nuk janë pranë këtij shteti”, tha Abbas.

Duke vënë në dukje se aktualisht janë duke përjetuar një problem të madh, Abbas tha se do të arrijnë në fitore si muslimanët ashtu edhe të krishterët dhe të gjithë popujt e botës.

Abbas tha se të gjithë muslimanët, të gjithë popujt e botës si dhe komuniteti i krishterë, po tregojnë një qëndrim të fuqishëm ndaj hapit të ndërmarrë kundër ndryshimit të identitetit të Kudsit. “Duhet të punojmë me gjithë forcë që tanimë Palestina e okupuar të njihet si një shtet”, thotë Abbas.

“Nuk do të arrihet paqja dhe stabiliteti në qoftë se Kudsi nuk bëhet kryeqytet i Palestinës”, tha Abbas dhe falënderoi popullin dhe shtetin turk për mbështetjen e dhënë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit