Abbas: Vendimi izraelit për aneksim, agresion brutal ndaj Palestinës

Mos i humb

Presidenti palestinez Mahmud Abbas dënoi ashpër vendimin e autoriteteve izraelite që synojnë aneksimin e vendbanimeve të kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor.

“Është e qartë se Izraeli dëshiron t’i japë fund pranisë së palestinezëve në trojet historike palestineze. Vendimi për aneksimin është agresioni brutal ndaj popullit palestinez, territorit dhe vendeve të shenjta”, tha Abbas në një reagim me shkrim.

Partia izraelite në pushtet Likud sot miratoi edhe propozimin për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebraike në tokën palestineze në Bregun Perëndimor dhe pritet gjithashtu një koment nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Nga ana tjetër, Abbas thotë se Izraeli kurrë nuk do të merrte veprime të tilla të rrezikshme pa mbështetjen e fuqishme të autoriteteve amerikane./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit