Abdixhiku nga Podujeva: Nuk do të fillojnë projektet e reja, pa përfunduar ato që janë në proces

Mos i humb

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka vizituar punimet e deritanishme në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi-Podujevë.

Abdixhiku tha se në vitin 2020 do të ndahet buxhet shtesë dhe që nuk do të fillojnë projekte të reja, pa përfunduar ato që janë në proces.

“Kemi diskutuar me stafin kemi bërë planifikimet financiare që rruga të përfundojë në buxhetin e vitit 2020. Do të ndajmë buxhet shtesë për dinamike të re të punimeve”.

“Prioritet do t’i japim të gjitha projekteve që kanë mbet pa përfundim, nuk fillojmë të reja pa përfunduar ato që janë në proces”, raporton EO.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit