Ademi publikon dokumentet: Ja çfarë i kërkojmë Kushtetueses!

Mos i humb

Voltana Ademi, që mban edhe postin e kryetares të Shoqatës të Bashkive të Shqipërisë ka postuar sot kërkesën e plotë që ajo në emër të shoqatës ka depozituar më 17 korrik 2019 në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me votimet e 30 qershorit.

Në kërkesë thuhet ndër të tjera se dihet se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, por shtohet se duke besuar te drejtësia dhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, kërkohet mosnjohje e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i cilësuar ato të paligjshme.

Tjetër pikë që kërkohet nga Shoqata e ashikëve të Shqipërisë është edhe verifikimi i Kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Voltana Ademit:

Si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, me 17 korrik 2019, kam depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me procesin e 30 qershorit.

Konkretisht, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar:

  1. Konstatimin antikueshtetues të zgjedhshmërisë/ procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe antarëve të këshillave bashkiakë dhe si rrjedhojë, konstatimin antikueshtetues të zgjedhjes së antarëve të këtyre organeve;
  2. Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 në përputhje me gërmën d të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ne e dimë se sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, por duke besuar tek drejtësia dhe duke marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar, ne jemi të vendosur të vazhdojmë reagimin tonë institucional përmes rrugëve kushtetuese dhe ligjore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit